A e meriton “Topin e Artë” francezi Kylian Mbappe?

0%

Shpërndaje në: Legjenda e Real Madridit, Luis Figo, beson se ylli francez, Kylian Mbappe mbetet prej kandidatëve kryesorë për ta fituar “Topin e Artë”, pas paraqitjes së shkëlqyer që pati në Kupën e Botës me Francën. “Paraqitja e shkëlqyer e Mbappes në Kupën e Botës e vendos atë midis fituesve potencialë të Topit të Artë”, deklaroi Figo.

“Unë gjithashtu do të përfshija një lojtarë të PSG-së që e ka fituar Ligën e Kampionëve”. Kylian Mbappe u shpall golashënuesi më i mirë me dhjetë gola i Botërorit 2026. Ai kontribuoi edhe me katër asistime. Për Real Madridin në të gjitha garat e edicionit 2025/2026, Mbappe ka shënuar gjithsej 40 gola dhe gjashtë asistime.

Francezi ishte golashënuesi më i mirë i La Ligës, duke shënuar gjithsej 25 gola, vetëm dy gola më shumë se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha