Shpërndaje në: Transferim i sulmuesit të Argjentinës, Julian Alvarez, nga Atletico Madridi te Barcelona ka hyrë në fazën vendimtare. Klubi “katalanas” po pret që lojtari të përshpejtojë largimin e tij nga Atletico Madrid, shkruan “goal.com”. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka theksuar se oferta e tyre nuk do të mbetet përgjithmonë.
Barcelona po kërkon ta kompletoj sa më shpejtë të jetë e mundur skuadrën për edicionin e ardhshëm. Sipas mediumi spanjoll “AS”, presidenti i Barcelonës ka dhënë afat deri në fund të korrikut për një përgjigje përfundimtare.
Edhe Futboll 1 muaj më parë Yamal është në rrugën e duhur për t’u bërë trashëgimtari i denjë i Messit Ndërsa presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka pretenduar se Laporta tashmë e di se ku do të luaj Alvarezi sezonin e ardhshëm. “Joan Laporta është një mik i mirë. Ai është një person i shkëlqyer dhe e di shumë mirë se ku do të luajë Julian Alvarez sezonin e ardhshëm”, tha ai.
