– Plagoset një person në Vushtrri, intervistohen katër të dyshuar Një person është plagosur në Vushtrri këtë të enjte rreth orës . Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti tha se personi i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, rreth orës , Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Personi i lënduar mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor. Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar”, tha Zahiti për kp.
Ai u shpreh se në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje. “Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje.
Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”, tha Zahiti. – Të shtëna në Vushtrri, një person mbetet i plagosur – i dyshuari në arrati Një person ka mbetur i plagosur në qytetin e Vushtrrisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Ura e Silnicës. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat e rendit. Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari në këtë rast tashmë është në arrati.
