Teuta ka njoftuar se do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër miqësore, këtë herë përballë bullgarëve të Septemvri Simitli. Takimi do të luhet në orën me orën lokale të Shqipërisë.
Një tjetër “provë” për të besuarit e trajnerit Edlir Tetova, i cili po merr të gjithë kohën e nevojshme, referuar dhe “testeve” të mëparshme për të kuptuar gjendjen e lojtarëve të tij, prag sezonit të ardhshëm të Superiores. Ndeshja e fundit e durrsakëve përfundoi me fitoren minimale 0-1, me golin e shënuar nga i rikthyeri këtë merkato, mesfushori Sherif Kallaku.