Ronaldo e kurorëzon Spanjën: “I dha leksion Argjentinës”

0%

Legjenda braziliane Ronaldo Nazário nuk i ka kursyer elozhet për Spanjën pas triumfit në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës. Ish-sulmuesi i famshëm e vlerësoi paraqitjen e skuadrës së Luis de la Fuentes, duke theksuar se spanjollët e dominuan ndeshjen dhe e merituan plotësisht trofeun. Po ashtu, ai e dha edhe mendimin e tij për fituesin e ardhshëm të Topit të Artë.

Në një intervistë pas finales, Ronaldo u shpreh: “Spanja i dha një leksion futbolli Argjentinës. Ishte skuadra më e mirë në fushë dhe e meritoi plotësisht ta fitonte Kupën e Botës. Argjentina vuajti shumë dhe në disa momente u dominua plotësisht.” Braziliani shtoi se suksesi i Spanjës nuk ishte aspak rastësi, por rezultat i punës së bërë prej vitesh.

“Ky ekip luan futboll modern, me intensitet dhe shumë cilësi. Kanë futbollistë të rinj, por edhe lojtarë me eksperiencë. E kanë ndërtuar një skuadër fantastike.” Ronaldo u ndal edhe te gara për Topin e Artë, duke deklaruar se për të nuk ka dilema se kush duhet ta fitojë çmimin më prestigjioz individual. “Për mua, Rodri duhet ta fitojë Topin e Artë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe e kurorëzoi gjithçka me triumfin në Kupën e Botës. Ka qenë lider në mesfushë dhe vendimtar në momentet më të rëndësishme.” Në fund, Ronaldo e vlerësoi edhe Argjentinën, duke theksuar se humbja në finale nuk e zbeh rrugëtimin e saj. “Argjentina e zhvilloi një Botëror shumë të mirë dhe duhet të jetë krenare për atë që e arriti.

Por në finale u përball me një Spanjë që ishte superiore dhe e tregoi këtë në fushë.” Deklaratat e Ronaldos pritet të nxisin debat, pasi ai jo vetëm që e cilësoi Spanjën skuadrën më të mirë të turneut, por e vendosi edhe Rodrin në krye të listës së favoritëve për ta fituar Topin e Artë 2026..

Burimi: Bota Sot