Skandaloze çfarë publikohet, Cërvena Zvezda provokon Kosovën në sy të

0%

Cërvena Zvezda e Beogradit publikon në faqen zyrtare mesazhin “Kosova është Serbi”, pas fitores 4:0 në Champions League ndaj irlandezo-veriorëve të Larne Football Club. UEFA nuk duhet t’i mbyllë sytë, por të reagojë shpejt dhe me forcë.

Më konkretisht, sikurse duket edhe në “screen” bashkangjitur, Crvena Zvezda, pasi në faqen e vet zyrtare në facebook, publikoi një postim me përmbajtje thellësisht politike e provokuese lidhur me Kosovën. Në postim, klubi serb shkruan: “Kosova është Serbi!

Faleminderit Larne Football Club!” Postimi shoqërohet me një fotografi nga tribunat, ku shfaqet një banderolë me mbishkrimin “Kosovo is Serbia”, si dhe një hartë e Kosovës e mbuluar me flamurin serb. Postimi u publikua në faqen e verifikuar të klubit dhe brenda pak orësh grumbulloi mijëra reagime, qindra komente dhe dhjetëra shpërndarje, duke nxitur debat të gjerë në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mesazhi vjen në një kohë kur UEFA dhe FIFA kanë rregulla të qarta, që ndalojnë shfaqjen e mesazheve me karakter politik gjatë aktiviteteve futbollistike, ndërsa postimi i Crvena Zvezda pritet të vazhdojë të ngjallë diskutime për përzierjen e sportit me çështje politike.

Burimi: Bota Sot