Partia Demokratike, përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli ka ngritur pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave artistike ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar transparencë mbi burimin e fondeve.
Në një deklaratë për mediat, ajo tha se kryeministri ka zhvilluar gjatë viteve të fundit ekspozita në galeri prestigjioze në Gjermani, Francë, Itali, Greqi, Portugali, SHBA, Turqi, Kinë dhe vende të tjera. Sipas saj, vetëm në dy ekspozitat e fundit në Berlin dhe Paris, përdorimi i hapësirave mund të ketë kushtuar qindra mijëra euro, pa llogaritur kostot e elementëve të tjerë.
“Hapësirat e ekspozimit të këtyre niveleve, mund të kërkojnë kosto shumë të larta pa llogaritur e përfshirë transportin e veprave, siguracionin, montimin, promovimin dhe shpenzime të tjera organizative .”, deklaroi ajo.
PD kërkon të bëhet publike nëse këto shpenzime janë mbuluar nga vetë Edi Rama, nga galeritë pritëse, sponsorë privatë apo subjekte të tjera, si edhe kush ka financuar transportin, sigurimin dhe organizimin e ekspozitave.
Ajo u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të verifikojnë nëse janë respektuar të gjitha detyrimet ligjore, duke theksuar se transparenca është një detyrim kushtetues dhe se askush, përfshirë kryeministrin, nuk është mbi ligjin.
“Në këto kushte, Partia Demokratike dhe opinioni publik kërkon transparencë për: A janë deklaruar në mënyrë të detajuar pranë institucioneve përgjegjëse të gjitha të dhënat nëse këto ekspozita janë kryer me shpenzime personale nga vetë Edi Rama, nga galeritë pritëse, nga sponsorë privatë apo nga subjekte të tjera?
Kush dhe sa janë paguar për të mbuluar kostot e transportit ndërkombëtar të veprave, sigurimit, montimit, promovimit dhe organizimit të secilës nga këto ekspozita?”, shtoi ajo. Deklarata e plotë: Dhjetëra ekspozita ndërkombëtare, qindra ditë ekspozim, kush i financon ekspozitat e Edi Ramës?
Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri, taksa gjithnjë e më të larta dhe një kosto jetese që rritet çdo ditë, Kryeministri Edi Rama vijon të ekspozojë punët e tij artistike në galeritë më prestigjioze të botës , në ekspozita personale në Gjermani, Francë, Itali, Greqi, Portugali, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Kinë dhe vende të tjera, apo pjesëmarrjeve në Bienalen e Venecias, Centre Pompidou-Metz, Art Basel etj.
Vetëm për përdorimin e hapësirave ekspozuese gjatë dy ekspozitave të fundit shpenzimet mund të arrijnë qindra mijëra euro, konkretisht: Ekspozita ‘Chrysalizing’, e zhvilluar në galerinë Société në Berlin nga 1 maji deri më , zgjati 58 ditë. Po kështu, ekspozita personale në Marian Goodman Gallery në Paris, nga 8 qershori deri më , zgjati 49 ditë.
Hapësirat e ekspozimit të këtyre niveleve, mund të kërkojnë kosto shumë të larta pa llogaritur e përfshirë transportin e veprave, siguracionin, montimin, promovimin dhe shpenzime të tjera organizative. Ndërkohë, Edi Rama ka zhvilluar ekspozita të tjera në Athinë, Napoli, Berlin, (SHBA), Stamboll, Hong Kong, Mynih dhe vende të tjera.
Në këto kushte, Partia Demokratike dhe opinioni publik kërkon transparencë për: A janë deklaruar në mënyrë të detajuar pranë institucioneve përgjegjëse të gjitha të dhënat nëse këto ekspozita janë kryer me shpenzime personale nga vetë Edi Rama, nga galeritë pritëse, nga sponsorë privatë apo nga subjekte të tjera?
Kush dhe sa janë paguar për të mbuluar kostot e transportit ndërkombëtar të veprave, sigurimit, montimit, promovimit dhe organizimit të secilës nga këto ekspozita? Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të verifikojnë nëse janë respektuar të gjitha detyrimet ligjore që lidhen me sa më lart. Transparenca nuk është çështje preference, është detyrim kushtetues dhe ligjor.
Askush, as Kryeministri i Shqipërisë, nuk mund të jetë mbi ligjin.
