Si u turpërua Zvezda e Beogradit për flamurin anti-Kosovë

0%

Shpërndaje në: “Kosova është Serbi! Faleminderit Larne”. Kështu shkroi klubi serb i futbollit, Crvena Zvezda, të martën mbrëma, ndërsa publikoi një flamur anti-Kosovë të publikuar në stadiumin e Larnes në Irlandë të Veriut. Në flamurin provokues shkruante “Kosova është Serbi”, ndërsa harta e Kosovës ishte e mbuluar me një stemë serbe.

Me postimin, klubi serb dëshironte që në opinion të kuptohej se flamuri anti-Kosovë ishte vepër e klubit nga Irlanda e Veriut. Por kjo u mohua të mërkurën nga Larne. Ky klub përmes një komunikate tha se me të parë flamurin, janë angazhuar pjesëtarët e sigurisë për ta larguar. Po ashtu tha se flamuri u vendos nga një tifoz i paanshëm, që ishte i vendosur në sektorin e vendasve.

Pra bëhet fjalë vetëm për një shikues. Me shumë mundësi ndonjë huligan serb, nëse jo dikush i angazhuar nga klubi serb, shpesh i lidhur me grupe kriminale. Edhe Futboll 5 muaj më parë Barça luan te Girona, Reali pret Sociedadin “Cërvena Zvezda me të drejtë u turpërua për shkak të transparentit ‘Kosova është Serbi’”, ka shkruar mediumi boshnjak “Dnevni Avaz”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Larne e Zvezda u takuan në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Burimi: Koha