Shkëndija: Gjorgjievski dhe Manev me të drejtë loje ndaj Bravos

0%

Dy përforcimet më të reja të Shkëndijës janë federuar me sukses dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Artim Pollozhani për ndeshjen e parë ndaj NK Bravos në UEFA Conference League. Sulmuesi Marko Gjorgjievski dhe mbrojtësi Jovan Manev kanë marrë zyrtarisht të drejtën e lojës për ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League ndaj NK Bravos.

Pas përfundimit me sukses të procedurave të regjistrimit nga departamenti administrativ i klubit, dy futbollistët janë shtuar në listën zyrtare të UEFA-s dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Artim Pollozhani për sfidën e së enjtes në Lubjanë.

Edhe pse i janë bashkuar së fundmi ekipit dhe kanë zhvilluar vetëm disa seanca stërvitore me skuadrën, Gjorgjievski dhe Manev do të jenë në kombinim për të dhënë kontributin e tyre në përballjen e parë ndaj skuadrës sllovene.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot