Kosova pësoi humbje me rezultat 0:3 (, , ) ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik U17 në volejboll. Turqia konfirmoi cilësinë e saj me një paraqitje të sigurt, ndërsa Kosova pati momentet më të mira në setin e dytë, ku ofroi rezistencë më të madhe ndaj njërit prej favoritëve të turneut.
Mali i Zi regjistroi fitoren e dytë radhazi në Kampionatin Ballkanik U17, duke triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Shqipërisë. Pas një seti të parë më të balancuar, malazezet morën plotësisht kontrollin e ndeshjes dhe me lojë të sigurt siguruan tre pikë të tjera në turne.
