Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Prishtinës Përparim Rama në një postim në Facebook ka thënë se shtëpia në rrugën “Kalaja e Prizrenit” në Prishtinë, shumë afër Rrugës A që po ndërtohet, është ndërtuar pa leje dhe se ndodhet në pronë komunale.

Shtëpia ka nisur të anojë në njërën anë shkaku i punimeve afër dhe banorët kanë kërkuar që para se ajo të rrënohet të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve. Pronari i saj ditë më parë është futur në të në shenjë proteste dhe ka penguar ekipet që të kryejnë rrënimin.

Por Rama ka thënë se e lusin atë që mos e rrezikojë jetën e tij, pasi sipas Ramës, zona mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve. “Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vjetësh, për shkak të punimeve në Rrugën A dhe rrezikut të rrëshqitjes së dheut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuar. Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale”, ka shkruar Rama në Facebook.

Edhe Arbëri 1 d. më parë Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A Ai ka insistuar se prona ku është ndërtuar shtëpia është pronë komunale. “Gjithashtu, pajtohem me personat publik që po prononcohen për këtë çështje duke thënë se ‘Prona është e shenjtë’.

E tillë është edhe kjo pronë, pronë komunale, në pronësi të Komunës dhe si e tillë meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit”, ka shkruar Rama.

Burimi: Koha