Malisheva kërkon fitore edhe ndaj Hibernianit

0%

Nga: Faton Polisi Shpërndaje në: Thomas Brdariq po u tregonte për të kaluarën e tij si lojtar tre gazetarëve skocezë që ishin prezentë të mërkurën në konferencën për media në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para ndeshjes Malisheva – Hibernian. “Kam luajtur në finale të Ligës së Kampionëve”, u tha trajneri i Malishevës gazetarëve skocezë.

Brdariq luajti kundër Zinedine Zidane në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2002 ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Real Madridit. Por kur nisi konferenca, Brdariq la prapa të kaluarën e tij, ndërsa foli për ndeshjen që Malisheva e luan kundër Hibernianit, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Është nivel dukshëm më të ulët se ai që Brdariq e përjetoi si lojtar. Ndeshja ndërmjet Malishevës dhe ekipit nga Skocia, Hibernianit, luhet të enjten nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Futboll 9 muaj më parë Drita kërkon fitore ndaj Malishevës para kthimit në Evropë “Është koha që të jemi të fokusuar në dy ndeshje, të parën në shtëpi, dhe duhet të jemi shumë mirë të përgatitur sepse kundërshtari është i fortë fizikisht, ka lojtarë të shpejtë. Por, ne do të mundohemi të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duhet të jemi inteligjentë pasi është vetëm ndeshja e parë, dhe duhet të jemi të mirë edhe në ndeshjen e dytë”, ka thënë Brdariq. Pas dy eliminimeve radhazi në raundin e parë, Brdariq e ka udhëhequr Malishevën në fushatën tashmë më të mirë kualifikuese në Ligën e Konferencë.

Malisheva ka mposhtur Vllazninë e Shkodrës me rezultatin e përgjithshëm 6:2, për të siguruar një vend në rundin e dytë kualifikues. Por Brdariq ka besim se Malisheva mund ta kalojë edhe raundin e dytë. “Kemi arritur rezultat historik duke e kaluar raundin e parë. Është e veçantë për Malishevën, që është klub me njerëz të cilët janë të uritur për sukses.

Dhe të luajmë ndaj skuadrave profesionale na jep motivimin maksimal që të kërkojmë edhe më shumë”, është shprehur tekniku gjerman. Ish-futbollisti i Gjermanisë dhe disa klubeve gjermane, pranon se skocezët kanë ekip të mirë. Por ai pret nga lojtarët të jenë të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Edhe Futboll 8 muaj më parë Ballkani kërkon fitore ndaj Drenicës së “papërshtatshme” Premton lojë sulmuese. “Në këtë raund ka skuadra profesionale dhe ne duhet t’i kalojmë gjitha vështirësitë dhe t’i përdorim aftësitë tona si avantazh. Duhet të luajmë profesionalisht në sulm e në mbrojtje, sidomos në fazën e mbrojtjes ndaj skuadrave të forta fizikisht”.

Brdariq insiston se Hiberniani është klub profesional dhe do të jetë ndeshje e vështirë. “Ne e kemi merituar të jemi këtu, të dyja ekipet e kemi merituar të jemi këtu. Do të luajmë në Evropë, në kushte të mira, në një stadium të mirë. Jemi shumë të motivuar, atmosfera është shumë e mirë. Nëse grupi është i bashkuar, kjo është gjë e mirë”.

Hibernian mbetet favorit për të siguruar kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës – një fazë që ka arritur në secilën nga tri përpjekjet e fundit. Edhe Futboll 7 muaj më parë Kampionia me mision të vështirë në Klinë Ndeshja Malisheva – Hibernian zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Burimi: Koha