Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ujërat pranë Ishujve të Ksamilit, në një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur ai kishte dalë për peshkim. Trupi i pajetë u konstatua paraditen e së mërkurës, ndërsa në afërsi u gjet edhe mjeti lundrues që dyshohet se i përkiste viktimës.
Nga verifikimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkaku i vdekjes është mbytja në ujë, megjithatë rrethanat e plota mbeten objekt i hetimeve. Nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, grupi hetimor po vazhdon veprimet procedurale për të sqaruar të gjitha detajet e rastit dhe për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
