Zyra e BE-së dhe Ambasada Gjermane kërkojnë ndalimin e rrënimit të

0%

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo rrënimi të shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit. Sipas , deri të martën më , janë rrënuar 11 vila buzë Ujmanit në kuadër të aktiviteteve për kthimin e pronave publike të uzurpuara përmes ndërtimeve pa leje.

Rrënimi ka ndodhur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përmes Inspektoratit kompetent me asistencën e Policisë së Kosovës.

“[BE-ja] bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo rrënimi, largimi të detyruar apo marrjeje në posedim të mëtejshëm derisa shqetësimet lidhur me procedurën e rregullt ligjore, proporcionalitetin, të drejtat pronësore, të drejtat e njeriut dhe mjetet juridike efektive të adresohen në mënyrë të duhur.”- që është mbështetur dhe shpërndarë edhe nga Ambasada Gjermane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo e fundit ka potencuar se ruajtja e procesit të rregullt ligjor dhe respektimi i parimeve të sundimit të ligjit, siç janë të sanksionuara në Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të veprimeve të tilla dhe kërkojmë zgjidhje transparente dhe të ligjshme”- Ndërkaq, BE-ja ka theksuar se është e shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore, në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës, që nga shkurti i këtij viti.

“Autoritetet duhet të bashkëpunojnë pa vonesë me banorët dhe komunat e prekura dhe të shqyrtojnë zgjidhje të ligjshme. Roli i Policisë së Kosovës në operacione të tilla duhet të mbetet rreptësisht brenda mandatit të saj ligjor, të bazohet në kërkesa ose vendime të qarta të autoriteteve kompetente dhe të dokumentohet në mënyrë të duhur”- shkruan në reagim.

Sipas Zyrës së BE-së, masat e pakthyeshme të zbatimit në kontekstin e procedurave në zhvillim dhe pretendimeve të kontestuara pronësore ngrisin shqetësime serioze për sundimin e ligjit.

“Në përputhje me rrugën evropiane të Kosovës, BE-ja pret që autoritetet t’i adresojnë këto shqetësime me urgjencë dhe transparencë dhe të sigurojnë që veprime të ngjashme të mos përsëriten”- përfundon reagimi. Nën asistimin e Policisë së Kosovës më , nisi rrënimi i njëmbëdhjetë shtëpive në bregun e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.

Aksioni rihapi debatin për të drejtat pronësore dhe kompetencat e institucioneve. Autoritetet e Kosovës thonë se objektet janë ndërtuar pa leje në tokën që administrohet nga Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, ndërsa pronarët pretendojnë se prona është subjekt i një procesi gjyqësor dhe se rrënimi i objekteve nuk është dashur të nisë para përfundimit të procedurave.

Drejtori i ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka ka shpjeguar se rrënimet në zonën e njohur si “Plazhi i Shqiptarëve”, në breg të Liqenit të Ujmanit kanë ndodhur në kuadër të zbatimit të vazhdueshëm të aktiviteteve për kthimin e pronave publike të uzurpuara përmes ndërtimeve pa leje.

Sipas tij, gjatë aksionit u larguan 11 objekte (vila) të ndërtuara në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Mujka tregoi se aksioni u zhvillua nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përmes Inspektoratit kompetent, me asistencën e Policisë së Kosovës, në përgjigje të kërkesës së NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A. për lirimin dhe kthimin në shfrytëzim dhe menaxhim të pronave publike ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” Sh.A.

“NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A. mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e pronës publike dhe të interesit të përgjithshëm. Liqeni i Ujmanit, së bashku me malin e Moknës, janë zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë natyrore, ujore dhe strategjike.

Përveç mbrojtjes së pronës publike, ndërmarrja ka përgjegjësi të vazhdueshme edhe për ruajtjen e mjedisit dhe të burimeve ujore, duke pasur parasysh se uji i Liqenit të Ujmanit shërben si burim i ujit të pijshëm për rreth 500.000 banorë në nëntë komuna të Republikës së Kosovës”- Më , Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, pati njoftuar në rrjetin social Facebook në lidhje me aksionin që ka ndërmarrë Inspektorati i Ministrisë.

Sipas ministres Pacolli, aksioni në Ujman u zhvillua për të rikthyer në administrim të Ibër- Lepencit, pronat e uzurpuara në pjesën e veriut të Kosovës. “Mbrojtja e ujërave mbetet prioriteti ynë kryesor. Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”- kishte shkruar Pacolli.

Burimi: Kallxo