Shpërndaje në: Edhe e mërkura e 22 korrikut rrezikon të sjellë stuhi të fuqishme, pas goditjeve që pësuan në dy ditët e kaluara Istogu e Suhareka. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjendja të mërkurën është në nivel portokalli – nivel mesatar i rrezikut. Kjo vlen për tërë territorin e Kosovës.
“Gjatë datës priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me: reshje intensive shiu; breshër; erëra të forta me karakter stuhish”, u tha në njoftimin e IHMK-së.
Sipas paralajmërimit, nga këto kushte meteorologjike ka rrezik të lartë për goditje nga rrufetë, të ketë dëmtime në rrjet energjetik, pengesa në telekomunikacion, përmbytje të shpejta lokale, dëmtime në objekte e rritje të rrezikut për ndezjen e zjarreve.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, mos të stresohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike e për kujdes të shtuar në komunikacion. Në dy ditët e para, Istogu dhe Suhareka pësuan dëme të konsiderueshme materiale.
