Juventus hedh sytë nga Brazili

0%

Juventus është hedhur në sulm për mesfushorin brazilian André, talentin 20-vjeçar që luan me Corinthians. Ai bëri 41 paraqitje dhe shënoi shtatë gola vitin e kaluar, një emër që pak kohë më parë kërkohej edhe nga Milan. Madje mbërritja e tij te kuqezinjtë dukej e kryer, por asokohe klubi brazilian e bllokoi marrëveshjen në minutën e fundit.

Tani, bardhezinjtë po bëjnë një lëvizje surprizë për të provuar të tejkalojnë konkurrencën nga Fenerbahçe. Klubi brazilian duhet ta shesë, por nuk është i gatshëm të ule çmimin, duke llogaritur gjithashtu në mundësinë e një ankandi: 18 plus 4 milionë euro në bonuse është çmimi i kërkuar për 70% të të drejtave të lojtarit; 30% e mbetur mbahet nga familja e André.

Nga ana e tij, mesfushori ëndërron të luajë në Evropë dhe po pret lajme pozitive, duke hapur kështu “dritën jeshile” për një transferim te Juventus.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot