Pak ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u konstituua Adriana Kalaja rizgjidhet në krye të Komisionit të Apelimit të PD-së me 5 anëtarë, ky institucion ka zhvilluar sot mbledhjen e parë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, me votat unanime të të gjithë anëtarëve, Adriana Kalaja është rizgjedhur në krye të Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, i njohur ndryshe si “Gjykata e Partisë Demokratike”. Komisioni i Apelimit është organi përgjegjës për shqyrtimin e çështjeve të brendshme të partisë, përfshirë ankimimet dhe interpretimin e dispozitave të statutit të PD-së.
Rizgjedhja e Kalasë në këtë post vjen pas riorganizimit të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritjes së organeve të reja të brendshme të saj.
