​Të enjten s’ka kufizim qarkullimi të automjeteve me mbi 20 tonë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëri të ditur se të enjten (23 korrik) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit. Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike.

Poashtu do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi” ,. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot