Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna

0%

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka ekzekutuar subvencione në vlerë prej 74 mijë eurosh për 639 qytetarë që kanë aplikuar për mbështetje financiare për barna dhe trajtime mjekësore.

Kështu thuhet në njoftimin e Komunës, e cila thekson se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve, duke kontribuar në lehtësimin e barrës financiare për nevojat e tyre shëndetësore.

“Drejtoria për Shëndetësi ka realizuar ekzekutimin e mjeteve financiare për qytetarët e Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë parashtruar kërkesa për mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore”- thuhet në njoftim. Sipas Komunës, aplikimi për subvencione ka qenë i hapur nga 7 prilli deri më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga këto subvencione kanë përfituar rastet me probleme të rënda shëndetësore, fëmijët me probleme shëndetësore, ngecje fizike dhe çrregullime psikike, si dhe personat me sëmundje kronike që jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Ndërkaq, sipas njoftimit për thirrjen publike të publikuar më , në kushte të barabarta përparësi u është dhënë rasteve specifike.

“Rastet e sapodiagnostikuara me sëmundje malinje, kostoja e trajtimit, gjendja ekonomike familjare, si dhe trajtimet në institucionet private vendore dhe jashtë vendit, nëse sëmundja nuk mund të trajtohet në institucionet publike ose kur në institucionet publike mungon terapia e nevojshme”- thuhej në njoftim.

Burimi: Kallxo