Harry Styles anulon koncertin në Brazil për shkak të një problemi

0%

Harry Styles ka anuluar koncertin e planifikuar në stadiumin MorumBIS në Sao Paulo të Brazilit, vetëm pak orë para nisjes së tij, për shkak të një problemi shëndetësor. Lajmin e konfirmoi organizatori Live Nation Brasil, duke bërë të ditur se biletat do t’u rimbursohen të gjithë fansave, ndërsa koncerti i radhës në Brazil pritet të zhvillohet sipas planit.

Ky nuk është incidenti i parë gjatë turneut të tij “Together, Together”. Muajin e kaluar, këngëtari 32-vjeçar u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në stadiumin Wembley të Londrës. Ai qëndroi për disa sekonda i shtrirë duke u përpjekur të rimerrte frymën, para se të largohej nga skena.

Pavarësisht këtyre vështirësive, Styles ka vazhduar turneun e tij, derisa së fundmi emocionoi publikun në Londër duke falënderuar ish-anëtarët e “One Direction”: Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe të ndjerin Liam Payne.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pak ditë më vonë, u bë sërish viral për një moment gazmor në skenë, kur vuri re se zinxhiri i pantallonave i kishte mbetur hapur dhe e mbylli mes brohoritjeve të publikut.

Burimi: Bota Sot