Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e

0%

Shpërndaje në: Dy shtetas serbë në dy raste të ndara në veri të vendit janë ndaluar nga policia pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Njëri rast ka ndodhur në pikën kufitare Jarinje mesditën e së martës. “Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Koshuticë të Leposaviqit mbrëmjen e së martës. Edhe ai është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Rastet janë iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha