“Kosova po bëhet adresë e kompanive ndërkombëtare” – Kurti reagon pas

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka përshëndetur vendimin e kompanisë ajrore Wizz Air për të vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën.

Sipas tij, ky investim dëshmon se vendi po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion i besueshëm për kompanitë ndërkombëtare, ndërsa zgjerimi i linjave ajrore mbetet një prioritet strategjik për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e lidhjeve me Evropën dhe afrimin e mërgatës me vendlindjen, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë Vendimi i Wizz Air për ta vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, bashkë me avionin e ri Airbus A321neo, me kapacitet prej 239 ulësesh, përbën një lajm të mirë për Republikën tonë. Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë adresë për kompanitë ndërkombëtare, si vend i besueshëm, me perspektivë të qartë dhe me potencial për investime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa për ne shtimi i linjave ajrore është çështje strategjike. Zhvillime si ky i shërbejnë fuqizimit në planin ekonomik, infrastrukturor e zhvillimor, sikurse krijojnë mundësi për lidhje të reja, lehtësojnë lëvizjen, afrojnë mërgatën tonë me vendlindjen dhe qytetarët e Kosovës me Evropën.

Burimi: Bota Sot