Emina Çunmulaj uron bashkëshortin iranian për ditëlindje: Je bërë

0%

Modelja shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, sipërmarrësit iraniano-amerikan Sam Nazarian. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqen të përqafuar, Emina i ka dedikuar partnerit fjalë plot dashuri dhe mirënjohje. “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime.

Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”, u shpreh ajo. Foto: Instagram Tutje shtoi: “Gjithmonë duke mësuar, gjithmonë i përulur dhe më i përkushtuar e më i lidhur se kurrë”. Çifti është prej vitesh së bashku dhe kanë krijuar një familje të bukur me tre fëmijë.

Emina shpesh ndan momente nga jeta e saj familjare në rrjetet sociale, duke treguar se familja mbetet prioriteti i saj më i madh, krahas angazhimeve profesionale. Në fund të urimit, modelja shprehet mirënjohëse për vitet e kaluara së bashku, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që ndan me partnerin. Foto: Instagram

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi