Turkyilmaz: Shaqiri është për Lichtsteinerin ajo që Granit Xhaka

0%

Kolumnisti i mediumit zviceran “Blick”, Kubilay Turkyilmaz, ka befasuar me deklaratë për yllin e Baselit, Xherdan Shaqiri. “Titulli kampion i fituar para dy vitesh ishte kryesisht meritë e Xherdan Shaqirit. Por ai së shpejti do të mbushë 35 vjeç. A mund të rifitojë atë formë?

Unë dyshoj, megjithëse e dëshiroj këtë, sepse Shaqiri është një nga të paktët futbollistë në Zvicër që më argëton vërtet me lojën e tij. Shaqiri është për Lichtsteinerin ajo që Granit Xhaka është për Murat Yakinin: lojtari kyç dhe vendimtar i skuadrës.

Të paktën ka edhe disa gjëra pozitive: Jonas Omlin është disi më i mirë se Marëin Hitz, ndërsa Zan Celar është një përforcim i vlefshëm, edhe pse gjashtë nga 14 golat e tij sezonin e kaluar me Luganon u shënuan nga pika e penalltisë”, k a thënë mes të tjera Turkyilmaz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot