Një 22-vjeçar është paraqitur vullnetarisht në Policinë e Kosovës në lidhje me një rast të përdorimit të armës gjatë një ahengu në Han të Elezit, duke dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur në incident. Sipas autoriteteve, veprimi është ndërmarrë në kuadër të hetimeve për ngjarjen e raportuar më 20 korrik.
I dyshuari, me inicialet M.M., ka dorëzuar një armë me gaz, e cila është sekuestruar nga policia si provë materiale. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, 22-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë.
Autoritetet po e trajtojnë rastin nën dyshimet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”.
