Italia mund të bëjë “përjashtime financiare” për Guardiolën

0%

Shpërndaje në: Pep Guardiola ka zhvilluar bisedime për t’u bërë përzgjedhës i Italisë në futboll. Kjo tashmë është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Giovanni Malago. Guardiola u largua nga Manchester City këtë verë, pas dhjetë vjetësh të suksesshme në Angli.

Gjatë kësaj periudhe ai fitoi gjashtë tituj të Premier Leagues, tre trofe të Kupës FA, pesë Kupa të Ligës dhe Ligën e Kampionëve. Italia është pa përzgjedhës që kur Gennaro Gattuso dha dorëheqje në prill. Dorëheqja e Gattusos erdhi pas dështimit të Italisë të kualifikohet në Kupën e Botës. Kjo i ndodhi Italisë për herë të tretë rresht.

“Sky Italia” raportoi për herë të parë të hënën për kontaktin e federatës italiane me trajnerin 55-vjeçar. Në një intervistë për “Cronache di spogliatoio”, Malago konfirmoi se bisedimet janë zhvilluar me spanjollin dhe se mund të bëhen “përjashtime” për pagën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Futboll 3 muaj më parë Xhaka flet për synimet e Zvicrës në Botërorin e këtij viti “Përjashtime financiare janë bërë, përjashtime që për shembull mund të kenë të bëjnë me emrin që është kaq superior në këto orë – Pep Guardiola”, ka thënë Malago. “Përjashtime për arsye të dukshme që nuk jam këtu për t’i shpjeguar. Por nuk është e sigurt nëse kjo gjë do të kalojë”.

Një tjetër ish-trajner i Manchester Cityt, Roberto Mancini, i cili udhëhoqi Italinë drejt lavdisë në Euro 2020, dhe ish-mesfushori Andrea Pirlo janë gjithashtu kandidatë për rolin e selektorit të Italisë. Pirlo e drejton skuadrën Dubai United. I pyetur nëse Guardiola, Mancini dhe Pirlo janë kandidatët e vetëm, Malago u përgjigj: “Absolutisht jo.

Ne mendojmë për një profil të caktuar dhe sigurisht që këta emra janë në atë kategori”. Ekipi përfaqësues italian ka pasur trajnerë nga Italia gjatë gjithë historisë, me dy përjashtime. Hungarezi Lajos Dzeizler ishte pjesë e komitetit teknik përgjegjës në vitin 1950. Argjentinasi legjendar, Helenio Herrera ishte bashkë-trajner me italianin Ferruccio Valcareggi, një dekadë më pas.

Edhe Futboll 3 muaj më parë Përfundon sezoni për Medon Berishën Guardiola nuk ka drejtuar përfaqësuese deri më tani, ndërsa shkroi histori me Barcelonën e më pas me Manchester Cityn. E drejtoi me sukses edhe Bayernin. Ai flet rrjedhshëm italisht, ndërsa i kaloi dy edicione në Serie A. Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ishte në dy periudha te Brescia dhe një te Roma.

Italianët janë të përkushtuar të kthehen në rrugën e sukseseve dhe angazhimi i një top-trajneri vlerësohet i domosdoshëm në këtë fazë.

Burimi: Koha