Beqiri delegat në Evropianët në Prishtinë, duke përfshirë finalen

0%

Eshref Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në Kampionatet Evropiane U20 që për tetë ditë u mbajtën në Prishtinë. Ishte ky një tjetër delegim i rëndësishëm nga EHF-ja për zyrtarët e ndeshjeve, anëtarë të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Gjatë Kampionateve Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjet, Beqiri ishte delegat në shumë ndeshje, duke përfshirë atë më të rëndësishmen, finalen në “Men’s 20 EHF Championship I”. Finalen e fitoi Holanda, duke e mposhtur Estoninë me rezultat .

Të kujtojmë që Kombëtarja jonë u rendit e treta në “Men’s 20 EHF Championship I”, që është suksesi më i madh i deritashëm me gjenerata të reja, sa u takon kampionateve kontinentale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot