FC Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League, ku nga ora në Dublin përballet me skuadrën irlandeze Bohemians. Portokallinjtë synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt raundit të tretë, ndërsa ndeshja e kthimit do të vendosë ekipin që do të vazhdojë garën në Evropë.
Ndërkohë, pas shortit të hedhur nga UEFA, Ballkani ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm në rast se eliminon Bohemians. Në raundin e tretë kualifikues të Conference League, skuadra nga Suhareka do të përballet me humbësin e çiftit të UEFA Europa League mes Beşiktaşit dhe Midtjyllandit.
Megjithatë, i gjithë fokusi i Ballkanit mbetet te sfida e sotme në Dublin, ku synon një rezultat pozitiv për të krijuar avantazh para ndeshjes së kthimit dhe për të vazhduar rrugëtimin në garat evropiane.
