Arsenali pranë transferimit të Julian Alvarezit, Atletico pranon

0%

Atletico Madridi është pranë finalizimit të një marrëveshjeje me Arsenalin për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez. Sipas raportimeve, klubi anglez ka paraqitur një ofertë që përfshin 50 milionë euro, si dhe kartonin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Kjo formulë thuhet se i ka bindur drejtuesit e Atletico Madridit, të cilët kanë dhënë pëlqimin për marrëveshjen.

Mediumi spanjoll “El Chiringuito” shkruan se tashmë gjithçka varet nga miratimi i dy futbollistëve, pasi as Alvarez dhe as Gyokeres ende nuk kanë arritur marrëveshje personale me klubet ku pritet të transferohen. Ndërkohë, Alvarez kishte si dëshirë kalimin te Barcelona.

Klubi katalanas kishte ofruar 100 milionë euro për argjentinasin, por Atletico Madridi e hodhi poshtë menjëherë atë propozim. Sa i përket Gyokeres, ende nuk dihet nëse ai është i gatshëm të largohet nga Arsenali.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmuesi suedez ishte një nga figurat kyçe të skuadrës sezonin e kaluar, duke kontribuar në fitimin e titullit të Ligës Premier dhe në rrugëtimin deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com