Mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak

0%

Nga dita e sotme do të mbyllet rruga “Ilir Konushevci”, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”. Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, ku ky segment i rrugës do të jetë i mbyllur për pesë ditë, për shkak të zhvillimit të punimeve.

Tutje në njoftim thuhet se për të shmangur vonesat në komunikacion, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative: • Rruga “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”; • Unaza Qendrore dhe rruga “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”; • Rruga “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com