“Nuk tërhiqemi!” – Dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë

0%

Ka hyrë në ditën e 53-të revolta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen të vendosur se do të vijojnë të qëndrojnë në bulevardin para Kryeministrisë deri në largimin e kryeministrit nga pushteti. Ashtu si ditët e mëparshme, protesta do të nisë në orën në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do vijojë marshimi drejt Kryeministrisë.

Krahas kundërshtisë për projektin që prek zonën e mbrojtur të Zvërnecit, protestuesit kanë artikuluar një sërë problematikash që lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen, si dhe probleme të tjera ekonomiko-sociale. Qytetarët kanë parashtruar disa kërkesa kryesore.

Së pari, dorëheqja e kryeministrit, por ata kërkojnë edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për trashëgiminë kulturore, të Investitorëve Strategjikë si dhe Paketën e Maleve, të cilën kryeministri e mbrojti një ditë më parë. Po ashtu ata kërkojnë edhe ndryshim të Kodit Zgjedhor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot