Arrestohet për dhunë në familje dhe i konfiskohet një AK-47, i

0%

Një rast i dhunës në familje dhe posedimit ilegal të armës është iniciuar në Komunën e Deçanit më . Kështu njoftoi Policia e Kosovës dhe tregoi se lidhur me rastin është arrestuar një burrë që dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Policia tutje sqaroi se në posedim të personit të dyshuar kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit ‘AK-47’ si dhe një karikator.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. “I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit AK-47 dhe një karikator.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” – u tha në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës më . Lidhur me këtë, KALLXO.com ka kërkuar më shumë sqarime për rastin, në Prokurorinë Themelore të Pejës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi tregoi se arma e konfiskuar në këtë rast, nuk ka qenë objekt i përdorur për ta kryer veprën penale të dhunës në familje. “Arma e cila është konfiskuar në rastin konkret, nuk ka qenë objekt i cili dyshohet që është përdorur për të kryer vepër penale të dhunës në familje.

Mirëpo, pasi që është pranuar informata, është ofruar arma nga personi i pandehur, është sekuestruar dhe njëkohësisht është iniciuar rast për vepër penale ‘Armëmbajtje pa leje’.” – tha ai.

Ndërsa, për veprën penale të dhunës në familje, Nikçi tregoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pasi që e njëjta ka kërkuar të kthehet në vendbanimin e saj, prokurori i shtetit ka vlerësuar se personi i pandehur të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar.

“Kurse për veprën penale ‘Dhunë në familje’, viktima ka pranuar tretman mjekësor, mirëpo nuk ka pasur lëndime shqetësuese dhe, pasi që e njëjta ka kërkuar që të shkojë për vendbanim në Fushë Kosovë, në vendbanimin e saj, Prokurori i Shtetit ka vlerësuar që personi i pandehur të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar dhe të iniciohet rasti ndaj tij.” – shtoi Nikçi për KALLXO.com

Burimi: Kallxo