Anna Kournikova publikon fotografi të rrallë të fëmijëve të saj dhe

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Ish-tenistja e mirënjohur ruso-amerikane, Anna Kournikova, ka ndarë një moment të rrallë familjar në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të tre fëmijëve të saj më të mëdhenj, Lucy, Nicholas (8 vjeç) dhe Mary (6 vjeç), teksa festojnë fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës FIFA.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, fëmijët shfaqen të veshur me fanellat e kombëtares spanjolle. Kournikova e shoqëroi postimin vetëm me tre zemra të kuqe, ndërsa djali Nicholas dëgjohet duke brohoritur: “Gol!”, ka shkruar ENews .

Dashuria për ekipin kombëtar të Spanjës duket se është trashëguar nga babai i tyre, këngëtari i mirënjohur, Enrique Iglesias, i cili prej vitesh është tifoz i zjarrtë i përfaqësueses spanjolle. “Kupa e Botës është e vetmja periudhë kur karriera ime kalon në plan të dytë. Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme”, pati thënë ai në një intervistë të mëhershme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në foton festive nuk shfaqet fëmija i tyre më i vogël, Romeo, i lindur në muajin dhjetor të vitit 2025. Çifti vazhdon ta mbajë larg vëmendjes publike djalin 7-muajsh, megjithëse herë pas here ndajnë momente të ëmbla familjare.

Edhe Showbiz 3 muaj më parë Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova zbulojnë emrin e fëmijës Së fundmi, Iglesias ka publikuar një video ku luante me Romeon në oborrin e shtëpisë, ndërsa vajzat Lucy dhe Mary e filmonin.

Teksa e mbante në këmbë vogëlushin, njëra prej tyre thoshte: “Ai po ecën!”, ndërsa Iglesias përgjigjej me entuziazëm: “Shikojeni!” Më pas, duke bërë shaka në emër të Romeos, ai shtoi: “Unë kam superfuqi!” Në muajin mars, Kournikova ka zbuluar për herë të parë emrin e djalit të tyre të katërt, duke publikuar një foto të katër fëmijëve me mbishkrimin: “Lucy + Nicolas + Mary + Romeo”.

Pavarësisht këtyre postimeve të rralla, çifti vazhdon ta mbrojë me kujdes jetën private. Iglesias ka treguar më herët se kjo është shumë e rëndësishme për të. “Kur kthehem në shtëpi, dua që gjithçka që ndodh aty të mbetet vetëm mes meje dhe njerëzve që dua. Kam nevojë për këtë”, ka thënë ai.

Edhe Showbiz 3 muaj më parë Kur moda flet për pushtetin: Anna Wintour dhe Meryl Streep në një takim ikonik Kournikova dhe Iglesias u njoftuan në vitin 2001 gjatë xhirimeve te vidoeklipit të këngës së tij “Escape”. Videoklipi i këngës “Escape”:

Burimi: Koha