Koeficientët “zbehin” euforinë e rrogozhinasve për kualifikim

0%

Ndeshja e parë mund të përcaktojë shumëçka për Egnatian, në rrugëtimin e saj të Champions League. Skuadra e Nevil Dedes do të presë sot në Rrogozhinë NK Celjen, një kundërshtar tejet i vështirë për nivelin që përfaqëson në kampionatin slloven. Për takimin që do të luhet prej orës , koefiçientët kanë nxjerë në pah se rrogozhinasit do ta kenë “malore” këtë sfidë.

Nëse i referohemi mundësisë që Egnatia të dalë me fitore, ka kuotën 3.70, ndërsa barazimi “hipotetik” 3.50. Ekipi slloven është dukshëm më i avantazhuar në fushë dhe këtë e tregon dhe kuota 1.80 që ka zbritur nga 2.40 sa ishte në fillim.

Burimi: Bota Sot