Shpërndaje në: Brendi ndërkombëtar i fluturimeve, “WizzAir”, ka hapur bazën në Kosovë si dhe ka njoftuar për shtimin e tri linjave të fluturimit nga dhe për Prishtinë, në periudhë të afërt kohore.
Siç ka bërë të ditur përfaqësuesi i “WizzAirit” në një ceremoni në Aeroportin e Prishtinës, linjat e reja që do t’i shtohen Aeroportit me këtë brend do të jenë fluturimet tri herë në javë për dhe nga Brukseli, ai për Karslruhe/Baden-Baden 4 herë në javë dhe çdo ditë drejt Bazelit të Zvicrës.
Deri tash kanë qenë 6 linja, për në Londër, Dortmund dhe Memmingen në Gjermani, Bratislavë, Milano dhe Romë në Itali. Baza e “WizzAirit” do të hapet nga nëntori. Sipas përfaqësuesit të “WizzAirit” është investim 100 milionësh.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ceremoni ka thënë se hapja e bazës së “WizzAirit” në Prishtinë është sinjal se Kosova po shihet si vend i besueshëm për investime.
Edhe Arbëri 36 min. më parë Haxhiu të premten do ta caktojë datën e seancës konstituive “Sot, teksa shënojmë 16-vjetorin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, jemi mbledhur për një lajm tjetër të mirë për shtetin tonë.
Vendimi i Wizz Air për të vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është dëshmi se Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si vend i besueshëm për investime, me perspektivë të qartë zhvillimi, si dhe me potencial të madh për t’u integruar edhe më shumë në rrjetet evropiane të transportit, të tregtisë dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve.
Kjo bazë e re dhe aeroplani i ri Airbus A321neo, me kapacitet prej 239 ulësesh, janë investim i rëndësishëm dhe tregues se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më tërheqës edhe për industrinë ndërkombëtare të aviacionit”, ka thënë Kurti. Kurti ka thënë se bashkëpunimi i institucioneve me operatorë ekonomikë e partnerë ndërkombëtarë, ka rritur besimin në potencialin e shtetit.
