Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë

0%

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës. Nga pamjet e Euronews bëhet e ditur se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.

Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta, raporton Euronewsalbania. Si pasojë e aksidentit dyshohet se ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com