Plagosja e 16-vjeçares në Vushtrri, Gjykata ia vazhdon edhe për dy

0%

Gjykata e Mitrovicës ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të pandehurit Sh.B., i akuzuar për plagosjen e 16-vjeçares E.V. dhe një personi tjetër me inicialet M.V., në Vushtrri. Sh.B. ngarkohet me akuzat për vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës së Mitrovicës, Hateme Haxhaj. “Departamenti për Krime të Rënda ka marrë aktvendim me të cilin i është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurit Sh.B. në kohëzgjatje prej dy muajsh dhe do t’i llogaritet nga data deri më ” – ka deklaruar Haxhaj. Në seancën fillestare të mbajtur më i pandehuri nuk e kishte pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më në oborrin e shtëpisë së Sh.B. në Vushtrri, ku ai dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të dy personave. Prokuroria e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Rënda më kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më , pasi të dëmtuarit kishin hyrë në oborrin e tij, dyshohet se kishte shtënë me pushkë gjysmë-automatike në drejtim të tyre, duke e plagosur 16-vjeçaren E.V. në regjionin e shpatullës së majtë.

“…me pushkën e tij gjysmë-automatike ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve, me ç’rast është plagosur e mitura E.V., në regjionin e shpatullës së majtë”- thuhej në njoftimin e Prokurorisë. Policia i kishte konfiskuar të dyshuarit dhjetë fishekë. Si pasojë e të shtënave, nga predhat ishte dëmtuar një automjet në pronësi të I.B., si dhe një dritare e banesës së pronarit L.Sh.

Policia e Kosovës kishte njoftuar për rastin e tentimvrasjes më .

Burimi: Kallxo