Ylli i Kosovës drejt transferimit te RB Leipzigu

0%

Shpërndaje në: Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani, mund ta vazhdojë karrirën te skuadra e RB Leipzigut. Gazetari Florian Plettenberg ka raportuar se Leipzigu është afër arritjes së një marrëveshjeje për kushtet personale me sulmuesin e Hoffenheimit. Megjithatë një marrëveshje përfundimtare nuk është arritur ende.

Edhe Borussia Dortmundi është në garë për transferimin e Asllanit, së bashku me disa klube të tjera. Por Leipzigu mbetet aktualisht opsioni më konkret. Më herët u raportua se edhe Barcelona kishte shprehur interesim për qendërsulmuesin kosovar. Kontrata e Asllanit përfshin një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh. Leipzigu është i gatshëm që ta paguajë klauzolën e lirimit.

Edhe Futboll 11 muaj më parë Fillon Superliga e Zvicrës, liga e mbushur me shqiptarë 23-vjeçari edicionin e kaluar ishte prej sulmuesve më të mirë në Bundesligënl. Në 35 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat kontribuoi me 11 gola dhe dhjetë asistime. Sulmuesi i Kosovës me Hoffenheimin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha