Yll Limani dhe Rina Balaj publikojnë këngën “Pa Ty”

0%

Shpërndaje në: Këngëtarët, Yll Limani dhe Rina Balaj, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Pa Ty”. Kënga është shoqëruar me një videoklip me estetikë moderne, që i përshtatet atmosferës dhe stilit karakteristik të dy artistëve.

Video: Tekstin e kanë shkruar Tonic & Denk në bashkëpunim me Limanin, ndërsa për produksionin muzikor janë kujdesur Fatjon Miftari dhe Leon Hajdari. Menjëherë pas publikimit, “Pa Ty” ka ngjallur interesim të madh te fansat e Limanit dhe Balajt, duke marrë reagime pozitive dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Burimi: Koha