Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

0%

Shpërndaje në: Një person ka humbur jetën në Prishtinë të hënën, pasi dyshohet të ketë rënë nga një objekt në rrugë “Arshi Pipa”. Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Mbrëmë, rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt).

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve”, thuhet në përgjigjen e tij. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Burimi: Koha