Komuna e Istogut ka njoftuar qytetarët e prekur nga dëmet e shkaktuara prej breshërit se ka nisur procesi i pranimit të kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Fatkeqësive Natyrore. Sipas njoftimit të Komunës, kërkesat do të mund të dorëzohen nga 21 deri më , ndërsa pas përfundimit të këtij afati aplikimet për vlerësimin e dëmeve nuk do të pranohen.
Breshëri goditi Istogun, por mbrojtja shpëtoi plantacionin e boronicës në Gurakoc “Kryetari i Komunës, në bashkëpunim me Komisionin Komunal për Vlerësimin e Fatkeqësive Natyrore, njofton të gjithë qytetarët e prekur se pranimi i kërkesave për vlerësimin e dëmeve do të bëhet në periudhën – ”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut.
Kërkesat mund të dorëzohen çdo ditë pune, nga ora deri në , në Zyrën për Shërbime me Qytetarë, në katin përdhes të objektit të Komunës së Istogut. Aplikimet duhet t’i drejtohen Drejtorisë për Emergjenca, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komisionit Komunal për Vlerësimin e Fatkeqësive Natyrore.
Breshëri shkakton dëme të mëdha në kulturat bujqësore në Istog, fermerët kërkojnë ndihmë Komuna ka bërë të ditur se qytetarët duhet t’i bashkëngjisin kërkesës disa dokumente, përfshirë kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e fermerit (NIF), konfirmimin e llogarisë bankare, dëshmi për dëmin e shkaktuar nga breshëri përmes fotografive, si dhe certifikatën e biznesit për personat juridikë.
Breshëri i fuqishëm që goditi së fundmi territorin e Komunës së Istogut shkaktoi dëme të konsiderueshme në kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa institucionet lokale kanë paralajmëruar evidentimin dhe vlerësimin e pasojave në terren. / Telegrafi
