Tragjedi në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në një veturë të

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm një lagje të Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një automjeti që ishte përfshirë nga zjarri. Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës në lagjen nr. 10 të Korçës, ku një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Pas mbërritjes së shërbimeve policore dhe zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, brenda automjetit është gjetur pa shenja jete një shtetas rreth 66-vjeçar, i cili ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, por rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com