Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion asistimi për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazha e Shqiptarëve” në Ujman, komuna e Zubin Potokut.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, aksioni ka filluar rreth orës , me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. “Që nga ora kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, në Ujman, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi”, ka deklaruar Elshani për Sinjalin. Aksioni po zhvillohet në zonën e liqenit të Ujmanit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me arsyet dhe bazën ligjore të rrënimit të këtyre objekteve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
