Kron Thaqi ka arritur marrëveshjen me klubin e futbollit Dukagjinin e Klinës. Ky talent i futbollit i bashkohet fituesit të Kupës së Kosovës, Dukagjinit, nga 2 Korriku i Prishtinës, “KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Kron Thaqi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë në edicionin e ri.
Kron Thaqi, futbollist i ri dhe me shumë perspektivë, vjen nga radhët e KF 2 Korrikut. Ai luan në repartin ofensiv dhe karakterizohet nga shpejtësia, intensiteti në lojë dhe aftësia për të krijuar rrezik për kundërshtarët. Pavarësisht moshës së re, Thaqi ka fituar përvojë në garat vendore dhe shihet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen”, ka njoftuar KF Dukagjini,.
