“FIFA i bën gjërat si të dojë, për atë që do, për interesat e veta, vetëm jo për futbollin. Edhe kur kanë nevojë për një pushim 27 minuta, e bëjnë. Pushimet e hidratimit janë një turp. Ne në La Liga i kemi, por kur bën vërtet shumë nxehtë. Fushat e Dallas, Los Angeles dhe Atlanta kishin ajër të kondicionuar, unë vesha një bluzë. Një pushim për publicitet. Pastaj rasti Balogun”.
Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, presidenti i La Liga, Javier Tebas, flet hapur në lidhje me polemikat e Botërorit 2026. “Tregon qartë se drejtohemi nga një institucion që vendos dhe bën çfarë të dojë, ndjek vetëm interesat e veta, pa menduar dhe konsultuar. Dhe kështu dëmton futbollin”.
Tebas komenton më tej çështjen e sulmuesit amerikan Balogun: “Bëhet fjalë për një episod shumë të rëndë. Patën fat që Belgjika i eliminoi SHBA-të, sepse në të kundërt do të krijohej një çështje që do t’i kushtonte vendin Infantinos. Por këto gjëra janë vetëm maja e ajsbergut”. Infantino duhet të largohet, sipas Tebas: “ Mendoj se e ka plotësuar kohën e vet.
Ka mbështetjen e sistemit, federatave. Nuk ka një kandidat opozite, askush nuk do që të kandidojë për të humbur. Ky është sistemi, i sëmurë në rrënjë. Këto ditë në SHBA kam dëgjuar shumë njerëz kundër Infantinos. E thonë, por nuk mund të bëjnë asgjë. Nuk e di, nëse është më keq heshtja…”
