Janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që hedhin dritë mbi aksidentin tragjik të ndodhur të martën në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka. Aksidenti ndodhi rreth orës të mëngjesit në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit në fshatin Komoran.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, vetura me të cilën po udhëtonte 24-vjeçarja del nga trajektorja dhe përplaset në murin mbrojtës të nënkalimit. Edhe pse kamerat nuk e kapin qartë momentin e përplasjes, ato tregojnë lëvizjet e automjetit pak çaste para aksidentit. Përveç viktimës, në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të cilët pësuan lëndime trupore.
Ata u dërguan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten objekt i hetimeve nga autoritetet kompetente.
