Në çdo Kupë Bote ka lojtarë që shkëlqejnë dhe bëhen heronj, por ka edhe nga ata prej të cilëve pritej shumë më tepër. Me këta të fundit tani u mor “ESPN” amerikane, e cila përpiloi një skuadër anti-ideale për Kupën e Botës, domethënë, një ekip lojtarësh që zhgënjyen më shumë në skenën më të madhe të futbollit.
Në një formacion 4-3-3, “11-shja zhgënjyese” përfshinte: Portieri: Fernando Muslera (Uruguai) Mbrojtja: Joshua Kimmich (Gjermani) Virgil van Dijk (Holandë) Mark Gaye (Angli) Nico O’Reilly (Angli) Mesfushorët : Federico Valverde (Uruguai) Scott McTominay (Skoci) Bruno Fernandes (Portugali) Sulmuesit: Florian Wirtz (Gjermani) Christian Pulisic (SHBA) Neymar (Brazil) Sipas përzgjedhjes së ESPN, këta lojtarë nuk arritën të përmbushnin pritjet dhe lanë një përshtypje shumë më të dobët sesa pritej prej tyre para fillimit të turneut.
