Presidenti i La Ligas kritikon presidentin e FIFA-s

0%

Shpërndaje në: Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe presidentin e saj, Gianni Infantino, duke thënë se mënyra aktuale e drejtimit po e dëmton futbollin. Tebas ka kërkuar largimin e Infantinos nga posti i presidentit të FIFA-s.

Ai ka shprehur shqetësim për zgjerimin e garave dhe ngarkesën e shtuar, duke pretenduar se prioritetet ekonomike po vendosen mbi zhvillimin e qëndrueshëm të sportit. “Duhet të largohet, ka ardhur momenti. Por ai ka mbështetjen e sistemit dhe të federatave.

Në Shtetet e Bashkuara kam dëgjuar shumë njerëz që janë kundër Infantinos dhe nuk pajtohen me mënyrën se si ai po vepron”, ka thënë Tebas, shkruan të martën “MARCA”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha