Katër të lënduar në aksidentin në Zborc të Shtimes

0%

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në të cilin janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zborc të komunës së Shtimes. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës .

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së komunikacionit rrugor, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti”- deklaroi Veseli.

Burimi: Kallxo