Franca miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

0%

Shpërndaje në: Ligjvënësit francezë kanë miratuar të martën një projektligj që ndalon fëmijët nën moshën 15 vjeç të përdorin rrjetet sociale, duke e bërë Francën vendin e parë në Bashkimin Evropian që vendos një ndalim të përgjithshëm për këto platforma, ndërsa në mbarë botën shtohen shqetësimet për efektet e dëmshme të përmbajtjes dixhitale te fëmijët.

Të dy dhomat e Parlamentit kanë votuar pro kësaj mase, e cila është një nismë kryesore e mandatit të dytë të presidentit francez, Emmanuel Macron. Projektligji ndalon gjithashtu përdorimin e telefonave celularë në shkollat e mesme.

Disa familje në Francë kanë ngritur padi kundër TikTok-ut lidhur me rastet e vetëvrasjeve të adoleshentëve, për të cilat ato pretendojnë se lidhen me përmbajtje të dëmshme. Mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve dhe prindërit e kanë mirëpritur votimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne kemi bërë fushatë për këtë projektligj që në fillim sepse, sinqerisht, nuk kemi asnjë mundësi tjetër, asnjë mënyrë tjetër për t’iu kundërvënë gjigantëve të teknologjisë”, ka thënë Gaëlle Berbonde, një grua 52-vjeçare që jeton në rajonin e Parisit. “E vetmja gjë që mund të bëjmë është të mbrojmë fëmijët tanë, ashtu siç i mbrojmë ata nga konsumimi i alkoolit”, ka shtuar ajo.

Berbonde i ka thënë agjencisë “Associated Press” se vajza e saj ishte në klasën e shtatë kur mori telefonin e saj të parë inteligjent. Një aplikacion për kontrollin prindëror ndihmonte në monitorimin e veprimtarisë së saj në internet, por Berbonde nuk e dinte se çfarë ishte në të vërtetë TikTok-u.

Pas disa muajsh, familja kuptoi se vajza po e dëmtonte veten dhe vuante nga anoreksia dhe depresioni. Edhe Botë 3 muaj më parë Lufta e shoqërisë civile në Evropë kundër të djathtës ekstreme Ajo kaloi një vit e gjysmë në spital, por tani është 16 vjeçe dhe gëzon shëndet të plotë.

Ky legjislacion është një nga masat e fundit madhore të miratuara gjatë presidencës së Macronit, para se ai të largohet nga detyra vitin e ardhshëm. Macroni dëshiron që ligji të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ri shkollor, në shtator. Megjithatë, ka gjasa të kryhet një shqyrtim për të përcaktuar nëse projektligji përputhet me Kushtetutën franceze, gjë që mund të vonojë zbatimin e tij.

Burimi: Koha